Konkurs Esesh

The Ban Ki-moon Essay Competition

Tema:  Breza në veprim: Beteja e të rinjve shqiptarë me plogështinë.

Në shumë vende të botës, perfshi edhe Shtetet e Bashkuara, të rinjtë po angazhohen sa herë e më shumë me punë vullnetare dhe aktivizëm në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, ambjentit, lirisë së fjalës apo lirisë së lëvizjes. Kjo valë energjie rinore po kaplon, me hapa të ngadaltë por të sigurt, edhe të rinjtë e vendit tonë. Megjithatë, që të punojmë për një Shqipëri më të sigurt, më dinjitoze dhe më të paster, nevojitet më parë të luftojmë për një rini më pak të plogësht. Ne kuptojmë se beteja e të rinjve me plogështinë dhe pasivitetin, fillon duke njohur më parë, me sytë e brezit tonë, se çfarë është plogështia dhe pasiviteti. Në këtë mënjyrë, ftesa është e hapur për të shkruar ese që u përgjigjen, mes të tjerash, pyetjesh të rëndësishme si: Çfarë është plogështia rinore për ju? Si shkaktohet? Si mund të luftohet me veprim aktiv? Cilat janë eksperiencat e tua në lidhje me përpjekjet për një rini më aktive dhe më të ndërgjegjshme?

 

 

Udhëzime

  • Konkursi është i hapur për të gjithë të rinjtë shqiptarë të moshave 15-19 vjeç dhe do të qëndrojë i hapur nga 6 shkurti deri në 16 mars 2017.
  • Esetë duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të kenë 700 ose më pak fjalë me përjashtim të titullit të esesë dhe faqes së parë.
  • Esetë duhet të jenë të pajisura me një faqe të parë në të cilën shënohen: titulli i esesë, emri dhe mbiemri i autorit, adresa, numri i telefonit, mosha, gjinia, emri  i shkollës dhe numri i fjalëve të esesë.
    * Aplikimet në të cilat mungon një nga informacionet e mësipërme nuk do të merren parasysh.
  • Esetë duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara. Esetë e plagjuara nuk do të pranohen.
  • UN Youth Albania do të konfirmojë marrjen e eseve dhe do ju përgjigjet pyetjeve të veçanta në lidhje me rezultatet e konkursit.
  • Juria është e përbërë nga profesorë të njohur, gazetarë dhe botues.
  • Esetë duhet të dërgohen nëpërmjet postës elektronike në adresën info@unyaa.al

 

Çmimet

Tre esetë më të mira do të botohen në blog-un e UNYAA dhe faqen tonë në Facebook.

 

UN Youth Albania do i përkthejë, redaktojë dhe publikojë ato në profilin tonë në MEDIUM,  platforma më e madhe e social journalism ku udhëheqës, artistë, mendimtarë dhe qytetarë të zakonshëm të cilët kanë një histori për të treguar, publikojnë idetë dhe perspektivat e tyre.

 

Autorët e 3 eseve më të mira do të ftohen në një konferencë që do të mbahet në Tiranë  në fund të muajit Mars, ku ata do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre dhe të diskutojnë mbi temën së bashku me jurinë e konkursit dhe shumë të rinj shqiptarë.

 

Punë të mbarë!

 

 

 

 

 

Share on Facebook0Share on Google+0Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn0